Sulmi në Barcelonë, 13 të vdekun dhe 60 të plagosun, dyshohet edhe për pengmarrje (foto, video)

Ma s’paku 13 persona kanë vdek dhe 60 të tjerë janë plagos mbasditen e kësaj t’Ejte në Barcelonë, kur nji kerr asht përplas me kambësorët në nji zonë turistike.

Policia spanjolle ka deklarue se bahet fjalë për nji sulm terrorist.

Zona e ‘La Ramblas’ asht evakuue.

Terroristët po mbajnë nji numër pengjesh në nji restorant turk.

Policia spanjolle ka deklaruar se bëhet fjalë për një sulm terrorist, transmeton lajmi.net.

Zona e La Ramblas është evakuuar. Terroristët po mbajnë një numër pengjesh në një restorant turk.

 

Terrorizmi godet Barcelonën, ma s’paku 4 të vdekun dhe 60 të plagosun (foto, video)

 

Ma s’paku katër persona të vdekun dhe 60 të tjerë të plagosun janë regjistrue mbasditen e kësaj të Ejte në Barcelonë, kur nji kerr asht përplas me kambësorët në nji zonë turistike.

Dëshmitarë nga vendngjarja kanë publikue foto dhe video nga momenti i tmerrit, ndërsa atje shkuen automjetet e emergjencës, mbas përplasjes së ndodhun në sheshin ikonë “Las Ramblas” të frekuentuem shumë nga turistët.

Autoritetet konfirmojnë se bahet fjalë për nji sulm terrorist në kryeqendrën e Katalonisë.