Testi i shpejtë i Haradinajt me Listën Serbe!

Mosshkarkimi ose mossupendimi i Ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo (i cili po akuzohet se ka keqtrajtue shqiptarët gjatë luftës së fundit në Kosovë), si dhe përkrahja e Rusisë që ja ka dhanë së fundi Listës Serbe për me i ndjek politikat e saja, paraqesin testin e parë për Qeverinë “Haradinaj”.

Kjo po dëshmon njiherësh edhe mvarësinë e Qeverisë së re nga Lista Serbe.

Kështu vlerësojnë njohësit e çashtjeve politike, të cilët thonë se Rikalo së paku duhet të suspendohet në mënyrë që të dëshmohet e kundërta, që Qeveria nuk asht e mvarun nga Beogradi, shkruen Zëri.

Ndërkohë, zyrtarë të partisë së Vladimir Putinit, mbas mbështetjes që ja kanë dhanë Listës Serbe në Moskë, kanë thanë se çashtjet në Kosovë tash e tutje do të zgjidhen në bashkëpunim me subjektin ma të madh politik të serbëve në vend.

 

Shperndaje në: