Teuta Rugova s’votoi për Kadri Veselin, lexoni çka ka shkrue Mustafa për këtë

Kryeministri në largim, Isa Mustafa, ka reague mbas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Kadri Veselit në krye të organit legjislativ.

Ai asht shprehë i kënaqun që asnji votë e partisë së tij dhe Alternativës nuk shkoi për Veselin, por duket se vota e Teuta Rugovës i ka ba atij ma së shumti përshtypje në këtë mes.

Shkrimi i plotë i Mustafës:

Sot, asnjë votë e LDK-së dhe Alternativës nuk i shkoi Koalicionit të PDK-së. Ne dëshmuam zotimin tonë se nuk bëhemi me ata që rrënuan qeverisjen me shumicë shqiptare, për ta shndërruar Kosovën në varësi nga votat që dirigjohen nga Serbia.

Koalicioni i PDK-së nuk e mori edhe votën e shumëpritur të deputetes Rugova. Vota e saj i takon partisë së Ibrahim Rugovës. Jo atyre që punojnë me logjikë të SHIK-ut, tregtarëve, pazargjijve e tabutgjijve.

Në qoftë se qeverisin me logjikën si i kanë konstruktuar koalicionet, frikësohem se më shumë nga koalicionistë e PAN-it ta do të kenë zyrët në qelitë e burgjeve të Kosovës, sesa në Parlament dhe në Qeveri. Disa nuk e kanë marrë vesh se kohët kanë ndryshuar.

Shperndaje në: