Thaçi e jep lajmin nga aeroplani: Po shkoj te Mike Pence (Foto)

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e quen frymëzuese vizitën e sotme në Vatikan.
Ai kallxon se nesër ka me vizitue Zavendëspresidentin amerikan Mike Pence.
Kreu i shtetit thotë se Kosova asht e bekueme me miqësinë që ka me dy kryeqendrat botnore.

 

“Pas një vizite frymëzuese në Vatikan, sapo u nisa për në Uashington. Nesër, do të pritëm në Shtëpinë e Bardhë nga zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence. Kosova është e bekuar me miqësinë tonë të përjetshme me këto dy kryeqendra botërore”, ka shkrue Presidenti në Facebook.

 

Thaçi ka takue sot Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, të cilit edhe ia ka kërkue njohjen e Kosovës.

Në këtë takim, Presidenti Thaçi ka informue kardinalin Parolin për forcimin e shtetit të Kosovës mbrenda dhe n’arenën ndërkombëtare.

Ai ka thanë se Pamvarësia e Kosovës ka sjell paqe dhe stabilitet në rajon.

Presidenti ka falënderue Sekretarin Parolin për mbështetjen që Vatikani i ka dhanë popullit të Kosovës, tue thanë se tash asht koha për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Selisë së Shejtë.

 

Shperndaje në: