Thaçi e jep lajmin për ftesën që i ka ba Trump’it me vizitue Kosovën (video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme ka zhvillue nji takim të shkurtë me Presidentin e Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Donald Trump.
Thaçi theksoi se kreu i Amerikës i ka dhanë mbështetje shtetit të Kosovës.

“Ishte kënaqësi e veçantë me qenë në pritje nga Presidenit Donald Trump. Në takimin e shkurtë ishte nji takim jashtëzakonisht miqësor, i ngrohtë. Presidenti Trump si gjithë presidentet e tjerë të SHBA’ve ka nji vizion të qartë edhe për Kosovën. Asht nji mbështetje unike për vendin tonë. Ai tha se Kosova asht nji vend i mrekullueshëm e popull i mrekullueshëm”, deklaroi Thaçi në intervistën për RTV 21, tue shtue se i ka ba nji ftesë për me vizitue Kosovën.

Ma tej, Thaçi foli edhe për punimet në Asamblenë e Kombeve të Bashkueme.

 

Shperndaje në: