Thaçi e jep lajmin për takimin me Trump’in në Amerikë

Presidenti Hashim Thaçi, ka thanë se pret që Shtetet e Bashkueme të Amerikës me shtue rolin në bisedimet me Serbinë, tue përmend se ka me takue edhe Presidentin e SHBA’ve, Donald Trump.

“Arsyeja e vizitës në Amerikë asht pjesëmarrja në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkueme, gjithashtu edhe takimi me Presidentin e SHBA’ve, Donald Trump”, ka thanë Thaçi.

Ai ka deklarue se roli i SHBA’ve ka me qenë i pazëvendësueshëm në këtë proces, tue nënvizue se deri tash Amerika ka ndihmue në këtë çashtje, por se duhet që nji pjesë te punëve  me i kry vetë, njofton Klan Kosova.