Thaçi e Mustafa shprehin ngushëllime për vdekjen e Helmut Kohl

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Kryeministri në largim, Isa Mustafa, kanë shprehë ngushëllimet e tyne ndaj popullit gjerman për vdekjen e ish-kancelarit të Gjermanisë, Helmut Kohl.

“Gjermania dhe bota humbën Helmut Kohlin. Kosova nuk do ta harrojë kurrë mbështetjen e tij për lirinë dhe zemërgjerësinë e tij për refugjatët tanë. Pusho në paqe”, asht shprehë Presidenti Thaçi.

Ndërkohë, Kryeministri Mustafa, për vdekjen e Kohl’it asht shprehë kështu: “Lidershipi i Helmut Kohlit hapi një kapitull të ri në historinë e botës. Ai ishte arkitekti i bashkimit të Gjermanisë. Ngushëllime popullit gjerman”.