Thaçi e uron Veselin, kjo asht ftesa e Presidentit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka urue Kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin, i cili u votue në seancën e sotme konstituive.

Ai ka thanë se pret nga klasa politike bashkëpunim për tema të mëdha për vendin.

 

Ky asht postimi i plotë i Thaçit:

 

Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Parlamentit është një lajm i mirë dhe një hap i domosdoshëm për Kosovën.

Vendin tonë e presin shumë sfida, të cilat me një kulturë politike dhe debat demokratik duhet të gjejnë zgjidhje pikërisht në Kuvend.

Uroj kryetarin Kadri Veseli dhe nënkryetarët për emërimin e tyre dhe ftoj kryesinë e re, si dhe të gjithë deputetët që të bashkëpunojnë në temat që janë strategjike për të ardhmen e Kosovës dhe të fëmijëve tanë. HTH

Shperndaje në: