Thaçi: Europa me vizat po ban padrejtësi historike ndaj Kosoves!

hahn-thaci

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka prite në takim komisionerin e Unionit Europian për Politikat e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat për Zgjanim, Johannes Hahn.

Në këtë takim, Presidenti Thaçi ritheksoi se vonesat që po i bahen Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave janë të papranueshme.

“Këto vonesa që po shkaktohen nga UE janë nji padrejtësi historike ndaj popullit të Kosovës”, thote Presidenti Thaçi.

Zoti Thaçi ka thanë se Kosovës padrejtësisht ju kane shtue kritere nga Unioni Europian, vetëm për me i arsyetue vonesat e panevojshme dhe të damshme për perspektivën tonë, nga ana e Brukselit.

“Kam droe se dikush në UE e ka ngatërrue keq procesin për liberalizimin e vizave me procesin e anëtarësimit të Kosovës. Po harroni se Kosova nuk bahet anëtare e UE në momentin që hiqen vizat”, ka thanë kreu i vendit në takim me komisionerin Hahn.

Presidenti ka thanë se shpeshherë e ka ndigjue refrenin se UE mëson nga gabimet e të kaluemes.

“Sikur kjo të ishte ashtu, atëherë cilët kufij u demarkuen nga Gjeorgjia apo Ukraina, nga të dyja këto vende që janë gati të marrin të drejtën e udhëtimit pa viza në UE në javët e ardhshme”, ka thanë Presidenti Thaçi.

“Vonesat e tilla në procesin e liberalizimit dhe perspektivës europiane po rrisin ekstremizmin politik e fetar dhe druej se ky vakuum do të shfrytëzohet nga fuqi që nuk ja duen të mirën rajonit”, ka shtue ai.