Thaçi: I tronditun me terrorin në Barcelonë

Mbas sulmit terrorist në Barcelonë, ku mbetën të vdekun 13 persona e 50 tjerë të plagosun, ka reague edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai përmes nji shkrimi në rrjetin social Twitter, ka ngushëllue familjet e viktimave dhe ka thanë se sulmet e tilla terroriste asnjiherë nuk kanë me mbizotnue.

 

Shkrimi i Thaçit në Twitter:

 

I tronditur nga sulmi shqetësues në Barcelona. Mendimet tona janë me familjet e viktimave. Terrori nuk do të mbizotërojë as në Spanjë as kudo.