Thaçi: Jam President i herojve!

thaciiipresidentii

Presidenti i ri i Kosovës, Hashim Thaçi në fjalimin e tij në ceremoninë e inaugurimit ka thanë se ky asht nji moment i ri në karrieren e tij politike, dhe për këtë njikohësisht ndihet krenar dhe i emocionuem.

Ai ka ftue që të mos harrohen ata që dhanë shumë për lirinë e Kosovës.

Thaçi në fjalimin e tij, ka thanë se sot i tregojmë botës se kemi arritës nji pjekje te demokracisë.

Thaçi ka thanë se Kosova nuk do të ndalet sepse nuk ka kohë për të humbës, mbasi ka humb shumë.

Ai si President i Kosovës ka thanë se nuk dëshiron që të marr epitetin e nji heroi, por që asht i lumtun që asht President i herojve.

Ai ka thanë se Kosova asht atdhe i gjithë qytetarëve të saj.

“Unë jam nji President i thjeshtë i nji populli herojshë”, ka thanë ai.