Thaçi mandaton Haradinajn për formimin e Qeverisë (foto)

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi përmes nji dekreti ka caktue Ramush Haradinajn mandatar për formimin e Qeverisë  së re.

Këtë njoftim Thaçi e ka dhanë përmes nji shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Sapo pranova propozimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, i cili ka siguruar shumicën e votave në Parlament, për caktimin e mandatarit të ri të Qeverisë së Kosovë. Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, përmes një dekreti kam caktuar z. Ramush Haradinajn mandatar për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, i propozuar nga ky koalicion”, ka shkrue Thaçi.

 

21314868_1620088731394813_3317036224183527395_n21430120_1620088734728146_373248444180698029_n

Shperndaje në: