Thaçi: Marrëveshja finale me Serbinë del në referendum

Presidenti Hashim Thaçi ka kërkue persëri mbështetjen e krejt spektrit politik për idenë e formimit të nji ekipi gjithëpërfshimës, në kohën kur Bashkimi Europian po pregaditet që dialogun për normalizimin e marrëdhanieve mes Kosovës dhe Serbisë, me kalue në nji fazë të re.

Tue folë për RTV Dukagjinin, ai ka ftue partitë politike me i lanë anash interesat e ngushta dhe që secili me dhanë kontribut e me marrë përgjegjësi, i bindun se propozimi i tij ka me marrë mbështetjen e duhun.

“Tash secili duhet me dhanë kontributin e vet, në bazë të mundësive dhe potencialit që ka. Kemi obligim me marrë përgjegjësi për t’ardhmen e vendit. Ata që kanë zana kritik, na kemi me i respektue dhe kemi me marrë edhe vlerësimet e tyne për me i integrue në proces. Asht shumë lehtë me kritikue dhe me akuzue, por le ta urdhnue secili dhe me marrë përgjegjësinë”, ka thanë ai.

Thaçi ka premtue që marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë ka m’u hedhë në referendum.

Simbas tij, marrëveshja për normalizim dhe pajtim të plotë ka m’u aprovue nga vullneti qytetar.