Thaçi merr pjesë në Konferencën e Sigurisë n’Gjermani

Me ftesë t’ambasadorit Wolfgang Ischinger, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtue për në Gjermani, ku ka me marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munich (MSC)

Presidenti Thaçi bashkë me 500 lidera botnorë ka me marrë pjesë në këtë konferencë, e cila në pesë dekadat e fundit asht shndërrue në nji tubim të randësishëm për komunitetin strategjik ndërkombëtar.

Gjate konferencës, Presidenti Thaçi pritet me zhvillue takime me përfaqësues të shteteve të ndryshme dhe me lidera botnorë.

Në këto takime, ai ka me folë për agjendën euroatlantike të Republikës së Kosovës.

Që prej themelimit të saj më 1963 nën emnin “”Internationale Wehrkunde-Begegnung”, Konferenca e Sigurisë në Munich ka qenë nji forum i pamvarun që i kushtohet promovimit të zgjidhjeve paqësore të konflikteve, si dhe bashkëpunimit ndërkombëtar dhe dialogut.

Konferenca e Sigurisë në Munich hapet sot më 17 Fror dhe ka me zgjatë deri të Diellën më 19 Fror 2017.