Thaçi nderon ushtarin amerikan që u vra nga mina në Kosovë (foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron në Washington në kuadër të nji vizite zyrtare në SHBA.

Ai asht prit në takim nga numri dy i Shtëpisë së Bardhë, Mike Pence.

Ndër të tjera, Thaçi ka gjet kohë me krye nderimet e tij pranë varrit të ushtarit të ushtrisë ameriakane Joseph Suponcic, që ishte vra më 15 Dhetor 1999, mbasi kerri në të cilën ai gjendej hasi në nji minë në Kosovë.

“Ia dedikova respektet e mia rreshterit të ushtrisë amerikane Joseph E. Suponcic, i cili ishte vrarë në Kosovë më 15 dhjetor 1999 pasi vetura e tij hasi në një minë”, ka shkrue Thaçi.