Thaçi në Samitin e Brno’s: Bashkëpunimi asht thelbësor për integrim rajonal në NATO dhe në BE

thaci-brno

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po merr pjesë në samitin dyditor të liderëve të rajonit në Sarajevë, në kuadër të Procesit të Brijunit.
Në këtë samit po marrin pjesë shumica e presidentëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Presidenti Thaçi ne panelin plenar me temën “Nji marrëveshje e re për nji kohë të re”, tha se Procesi i Brijunit përban zotimin ma serioz të Bashkimit Europian për zhvillimin e Ballkanit.
“Zhvillimi i infrastrukturës dhe bashkëpunimi në fushën e energjisë sjellin bashkëpunim dhe komunikim ma të mirë në mes të vendeve të rajonit”, ka thanë Thaçi në Sarajevë, tue shtue se bashkëpunimi dhe miqësia që po ndërtojmë si rajon do të ndikojnë që të gjithë të ecim edhe ma shpejt drejt integrimit të rajonit në BE.