Thaçi nënshkruen marrëveshjen që i sjell Kosovës 49 milionë euro

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po qëndron në Washington për nji vizitë zyrtare, ka kallxue se gjatë ditës së nesërme ka me nënshkrue marrëveshjen e investimeve me MCC’n e cila ka me i sjellë Kosovës 49 milionë euro

Përmes nji postimi në Facebook, Thaçi thotë se kjo asht hera e parë në historinë e agjencionit qeveritar amerikan që marrëveshja po nënshkruhet në ndërtesën e kongresit, në prani të liderëve demokratë e republikanë.

 

Postimi i plotë i Thaçit

 

Nesër do ta nënshkruajmë marrëveshjen e investimeve me MCC-në.
Është hera e parë në histori të këtij agjencioni qeveritar amerikan që marrëveshja po nënshkruhet në ndërtesën e kongresit, në prani të liderëve demokratë e republikanë.
Është fjala për investime të menjëhershme në fushat, si energjia efiçente dhe lufta kundër korrupsionit.

Falënderoj lidershipin e MCC-së, kongresmenin Engel, stafin e USAID-it, si dhe ekipin kosovar të udhëhequr nga Petrit Selimi për punën e madhe që kanë bërë ashtu që këto investime të aprovohen në afat rekord.

 

Shperndaje në: