Thaçi del kunder Rames: Raportet shqiptaro-serbe nuk ndreqen permes Tirane, por kah Prishtina

“Shqipnia dhe Kosova janë dy vende sovrane, por sa ma shumë që ka konsultime aq ma mirë asht. Të dy vendet janë të orientueme kah e ardhmja euro-atlantike.

Na kemi të njajta ambicie, opinione dhe bindje për zhvillimet. Mendoj që qendrimet e kryeministrit Edi Rama në Beograd kanë qenë parimore dhe të drejta.

Kosova asht tue ndërtue marrëdhanie të mira me të gjitha vendet e Ballkanit, perfshi edhe Serbinë. Problemet mes Kosovës dhe Serbisë zgjidhen drejtpërdrejtë me mbështetje ndërkombëtare. Por edhe mesazhet e kryeministrit Rama mund të kenë rol ndihmues në këtë proces. Normalizimi i plotë i marrëdhanieve shqiptaro-serbe nuk kalon nga Beogradi përmes Tiranës, por nga Prishtina”.