Thaçi takon Pence: Po punojmë bashkë për formimin e Ushtrisë (foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thanë se ka pas nji takim miqësor me Zavendëspresidentin Amerikan, Mike Pence në kryeqytetin e Malit të Zi.

Thaçi ka thanë se po punojnë bashkarisht për themelimin e Forcave të Armatosuna të Kosovës.

 

Postimi i Thaçit në Facebook:

 

Sapo pata një bisedë tepër miqësore, por edhe përmbajtësore, me zëvendëspresidentin Pence të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kosova tani, është faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë.

Prandaj, po punojmë bashkërisht për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, si forcë mbrojtëse profesionale e multi-etnike në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Prandaj jemi të pakompromis në luftimin e çdo ekstremizmi, radikalizmi dhe terrorizmi; prandaj jemi të përcaktuar për dialog e marrëdhënie të mira fqinjësore.

Kjo është mënyra më e mirë për të shprehur mirënjohjen tonë për partneritetin dhe miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

SHBA-ja ka qenë me ne në të kaluarën dhe do të jemi bashkë edhe në të ardhmen. Lidershipi amerikan është i pazëvendësueshëm për aspiratën tonë euro – atlantike. HTH

 

 

20525797_1579850315418655_7016847094610845011_n