Thaçi, Veseli, Haradinaj. Kosova nga nesër drejtohet nga ‘UÇK’!

Votimi i Qeverisë i cili ka me ndodhë nesër pritet me kompletue në krye të shtetit “treshen” e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Që nga krijimi i koalicionit PAN (PDK-AAK-Nisma), ai u quejt “koalicioni i luftës”, e mbas rezultatit të zgjedhjeve të 11 Qershorit bashkimi i Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt me Kadri Veselin, bani që këta të fundit me qenë mandatar për krijimin e institucioneve.

Bashkë me Presidentin e vendit, Hashim Thaçi dhe mbas zgjedhjes së Kadri Veselit si Kryetar i Kuvendit, nesër mundet me ndodhë që të kompletohet “mozaiku i UÇK’s” në krye të vendit, shkruen lajmi.net.

Që të tre udhëheqësit e shtetit kanë qenë themelues dhe drejtues të UÇK’s, kurse mbas luftës arritën me qenë figura kyçe politike në vend.

 

Por çfarë pozita kishin Thaçi, Haradinaj e Veseli në UÇK:

 

Hashim Thaçi në vitin 1997 kishte shpallur krijimin e një formacioni të armatosur politik që më pas do të njihej si Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ku më pas do të mbante postin e drejtorit politik në UÇK, nga ku kishte nisur edhe kontaktet e para me përfaqësues të perëndimit deri në konferencën e Rambujesë.

Ramush Haradinaj është ish-udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai kishte qenë komandant i zonës operative të Dukagjinit. Pikërisht për angazhimin e tij në luftën kundër Serbisë, ai u gjykua dy herë në gjykatën e Hagës. Pas luftës, Haradinaj kishte ushtruar detyrën e zëvendëskomandantit të Trupave Mbrojtëse të Kosovës.

Edhe Kadri Veseli ishte njëri prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Gjatë kohës së luftës, ai ishte emëruar komandant i Shërbimit të Zbulim Kundërzbulimit (G-2) të UÇK-së. Kurse pas fillimit të bombardimeve, kjo njësi do të mbetej burim i vetëm i informacionit për lëvizjen dhe ndodhjen e forave ushtarake serbe në Kosovë.

Shperndaje në: