The Economist: Bahen bashkë komandantët që urrejnë njani-tjetrin!

Revista prestigjioze britanike The Economist, në nji artikull ku analizon situatën në Rajon, thotë se Kosova, Maqedonia dhe Shqipnia që kanë qenë të përfshime në kriza të llojeve të ndryshme, duket se kanë arritë me gjetë rrugë për me kthye situatën në të mirë.

Kur flet për Kosovën, The Economist, shkruen se politikanët kosovarë, të cilët akuzonin njani-tjetrin, kanë arritë nji marrëveshje për me marrë pjesë së bashku në zgjedhje më 11 Qershor, përcjellë gazetametro.net.

Kjo revistë shkruen se më 10 Maj Qeveria e vendit ra kur Partia Demokratike e Kosovës, u tërhoq nga koalicioni qeverisës.

PDK dëshironte të mbante zgjedhje përpara se mbështetja popullore në ranie të binte edhe ma tej.

Shkaku i menjihershëm i kolapsit ishte dështimi i parlamentit për me ratifikue nji marrëveshje kufitare me Malin e Zi.

Friga ishte se në nji vend me nji klasë politike të ndamë që ka luftue për me krijue stabilitet që nga shpallja e pamvarësisë nga Serbia në 2008, kaosi mund të jetë dhe ma i madh.

Më 16 Maj, PDK njoftoi në mënyrë të papritun se po formonte nji koalicion me dy krenë të tjerë të randësishëm politikë, Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj, ky i fundit nji ish-kryeministër.

“Të dy burrat që janë gjykue për krime lufte dhe janë shpall të pafajshëm: së bashku me Hashim Thaçin ishin komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët luftuen Serbinë në luftën e viteve 1998-99 që çoi në shkëputjen e Kosovës.

Si president, Thaçi tash zyrtarisht asht jo-partiak dhe PDK tash kryesohet nga Kadri Veseli, ish-komandant në shërbimin e inteligjencës së UÇK’s”.

Ish kryekomandantët e UÇK’s njihen se urrejnë njani-tjetrin.

Por së bashku, ata kanë nji shans të mirë për me i fitue zgjedhjet e ardhshme.

Çdo triumf mund të jetë afatshkurtë: nji tribunal i ri i ngritun në Hagë për me gjykue krimet e luftës dhe krimin e organizuem në Kosovë pritet me lëshue aktakuza ma vonë këtë vit dhe raporti që çoi në themelimin e kësaj gjykate kishte përmend të gjithë të katër udhëheqësit se mund të jenë pjesë e hetimit.

Të gjithë këta e mohojnë çdo përfshimje në krim.

Sidoqoftë, shumica e kosovarëve kanë humb interesin në gjykatat ndërkombëtare.

Ata janë të shqetësuem për punën, kujdesin shëndetësor dhe arsimin.