The Independent: Pse askush nuk e don rikthimin e Tony Blair?

Nga: Liam Young, The Independent

‘Endacakjet’ e fundit të Tony Blair në politikën britanike kanë shkaktue jo pak zhurmë. Dhe, ndërhymjet e ish-kryeministrit nuk asht se janë shumë të ndryshme nga njana-tjetra. Në nji intervistë të fundit Blair ka deklarue se ai “nuk e ka kuptue” popullaritetin e Jeremy Corbyn në mesin e anëtarëve të Laburistëve.

Blair madje ka sugjerue se klima politike në rajon mund të kërkojë kthimin e tij në politikën e vijës së frontit. Por, nëse mendon se ai asht përgjigjja e duhun për këtë situatë, atëherë Bler me siguri ka të drejtë për nji gja: Ai nuk kupton asgja nga politika moderne.

Unë nuk e refuzoj kthimin e Blair, sepse jam nji lajkatar i Corbyn. Unë nuk pajtohem me ish-liderin e Laburistëve për nji sërë çashtjesh, veçanërisht shfrytëzimin e Lindjes së Mesme dhe dështimin e tij për të rrënjosë vlerat tradicionale të Laburistëve në qendër të ditëve të “vdekuna” të qeverisë së tij. Por, ma shumë se lufta që shkaktoi në Irak, tash më shqetëson dicka tjetër: fakti se vizioni politik i Blair’it dhe botëkuptimi i tij për kombet asht i ngrimë në kohë. Perspektiva e tij asht e moçme dhe mjetet e tij janë “ndryshkë tashma”. Ajo që ka funksionue në vitin 1997 nuk ka me mujt me funksionue edhe sot. Por, Blair ende mburret për të djeshmen, sikur të kishte përgjigjet e gjithckaje.

Blair asht përshkrue shpesh si nji diplomat i shkëlqyem dhe politikani i nji shkalle të naltë, por ai asht i qorruem nga vet shkëlqimi i tij. Disa nga aleatët e tij ma të ngushtë, përkundrazi, janë përpjekë të kuptojnë se çfarë po e shkakton “Corby-maninë” në nji mënyrë ma të emancipueme. Ish-këshilltari i tij i medieve, Alistair Campbell, për shembull, ka shkrue bindshëm në lidhje me dështimin e Laburistëve, për të mbrojtë trashëgiminë e vet dhe për të përcaktue gabimet që po baheshin ndërkohë që qeveria çoi në dështimin përfundimtar të projekteve. Kjo qasje asht shumë ma e përshtatshme për epokën e re moderne politike.

Në nji nivel njerëzor, ndërhymja e tij asht ma e lehtë për t’u kuptue. Nga paga minimale kombëtare apo ajo e Aktit të të Drejtave të Njeriut, Blair asht me të drejtë krenar për reformat progresive që ka fillue në qeveri, por ai e di që emni i tij asht njollosë përgjithmonë nga dështimi në Irak.

tony blair

Personalisht e kam të vështirë për të favorizue apo të ndjehem pozitiv në lidhje me nji njeri, i cili mbajti nji deklaratë falje të tipit “më falni po nuk më vjen keq” mbas konkluzioneve të mallkueme të raportit “Chilcot”, që u banë publike për herë të parë këtë verë.

Por, tue pasë parasysh se as dënimi i fundit nuk i ka mësue Tony Blair përulësinë, ka pak shanse për nji ringjallje popullore të karrierës së tij politike. Ai asht nji politikan që nuk ndodhet ma në kontakt me nevojat e Britanisë moderne. Ka shumë përkrahës të Corbyn që deri diku i mbështesin idetë e tij të krahut të majtë, por, megjithatë nuk e shohin atë si nji zgjedhje të besueshme alternative dhe shumë prej tyne dikur e quenin veten ‘Blair-ista’.

Nji sondazh i “YouGov” në vitin 2012 kallxoi se pjesa dërrmuese e publikut britanik “nuk donte ta shikonte Tony Blair të rikthehej në politikën e Mbretnisë së Bashkueme”. Madje, sondazhi kallxoi se kritikat ndaj Blair ishin “thellësisht personale”; fjala e përdorun ma shpesh për ta përshkrue ish-kryeministrin ishte ” i pandershëm”.

Nëse Blair dëshiron me “shnoshë” ndërgjegjen e tij ose me pshtue reputacionin e tij të shkatërruem ai kishte me ba mirë të largohej nga qendra e vëmendjes politike në vend që të kërkojë të rikthehet.