The New York Times me artikull për Kosovën. Flet për amerikanizmin në Kosovë dhe kultivimin e terrorizmit nga Arabia Saudite

Nicholas Kristof, kolumnist i The New York Times, ka publikue nji shkrim mbi përhapjen e terrorizimit në vendet ku tradicionalisht popullsia e tyne i përket në shumicë besimit islam, por që ishin shumë tolerante. Tue përmendë Ballkanin por Kosovën në veçanti, kolumnisti vëren se SHBA dhe Britania e Madhe duhet me kqyrë dhe nga ‘miqtë’ e tyne si Arabia Saudite, e cila ka vazhdue që në këtë rajon për 17 vjet, me milionat e derdhuna, me financue praktikimin e ashpën të këtij besimi.

Cili vend islam e nderon si hero kombëtar të shekullit të 15’të, nji të krishtenë që luftoi pushtuesit myslimanë?

Cili vend islam asht aq pro- amerikan sa ka nji statujë të Bill Cllinton’it dhe dyqan të veshjeve për gra që mban emnin ”Hillary” në sheshin “Bill Clinton”?

Cili vend islam ka pasë ma shumë qytetarë për krye banori se ndonji shtet tjetër europian, që ka shkue jashtë vendit për me luftue për Shtetin Islamik?

Përgjigjja për secilën prej këtyne pyetjeve asht Kosova, nji vend në Europën juglindore – që qëndron si nji tregim paralajmërues.

Kosova dhe Shqipnia kanë qenë shembuj të tolerancës fetare dhe siç e dëshmon edhe shtatorja e Cllintonit, kosovarët ja atribuojnë SHBA’ve dhe Britanisë së Madhe lirimin nga friga që kishin tue shmangë gjenocidin e mundshëm që u kanosej nga serbët në vitin 1999 (ka edhe shumë fëmi që janë pagëzue me emnin Tony Blair).

Megjithatë, Arabia Saudite dhe vendet e tjera të Gjirit kanë derdhë pare në shtetin e ri, në të cilin përgjatë 17 viteve të fundit, asht ushqye ekstremizmi fetar- këtu ku fillimisht kishte shumë pak sish.

Rezultati tash asht se, simbas Qeverisë së Kosovës, 300 kosovarë kanë udhëtue për me luftue në Siri apo Irak, kryesisht për me u bashkue me Shtetin Islamik.

Siç publikoi edhe kolegia ime Carlotta Gall në nji artikull që nxori në pah radikalizmin, paret e Arabisë Saudite e kanë transformue nji shoqni dikur – tolerante islamike- në nji tubacion xhihadistësh.

Si shejë e kësaj, qeveria u detyrue vitin e kaluem që me ndërpre përkohësisht furnizimin me ujë në kryeqytet nga friga e nji komploti të frymëzuem nga Shteti Islamik- për me helmue ujin e qytetit.

“Arabia Saudite po e shkatërron Islamin,” thotë me trishtim Zuhdi Hajzeri, imam në xhaminë 430 vjeçare në qytetin e Pejës.

Hajzeri asht nji imam që predikon në stilin tradicional tolerant të Kosovës – dhe asht i fundit në nji linjë të gjatë të imamëve në familjen e tij. Por, si rezultat thotë se ka marrë shumë kërcënime me vdekje nga ekstremistët.