Video: The New York Times publikon diçka shokuese nga tubimet e Donald Trump!

The New York Times publikoi nji video rreth tre minuta të Mërkurën ku kallxon disa nga shamjet që përdoreshin në turmat masive në tubimet e Donald Trump.

E titullueme “Pa filter: Zana nga Turmat e Trump,” video ekspozon njerëzit që përçmojnë muslimanët, emigrantët, Presidentin Barack Obama dhe kandidaten demokrate Hillary Clinton me gjuhë tejet vullgare, transmeton Rrokum.TV.

Këto janë disa nga fymjet që ndëgjohen në video nga të pranishmit në anglisht:

“F— those dirty beaners.”

“F— political correctness.”

“F— Islam.”

Tue vazhdue me fraza si: “Islami nuk asht fe, asht ideologji. Nuk duhet me ardhë n’Amerikë, nëse jeni mbështetës i muslimanëve”.

Komente fyese pati edhe ndaj Hillary Clinton, tue e quejtë atë lavire.