Thirrja e Isa Mustafës për PAN’in

Kryeministri në largim dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thanë se përgjegjësit për me i themelue institucionet, e kanë adresën e tyne.

Statusi i Mustafës:

Përgjegjësit për të themeluar institucionet e kanë adresën e tyre. Janë ata që organizuan dhe ekzekutuan mosbesimin ndaj Qeverisë. Nuk kanë nevojë të vonohen, as të kërkojnë orë e ditë shtesë, sepse lidershipi nuk krijohet për një ditë.
Kushte nuk ka. Shfrytëzoni të drejtën që e ka dhënë Gjykata Kushtetuese, por jo pa kufi. Krijoni kushte të themelohen institucionet e vendit dhe mos e mbani vendin peng.
LDK dhe partnerët e koalicionit, AKR dhe Alternativa, e shohin Kosovën ndryshe.
Jo me ju në qeverisje.
Ne kemi dije dhe jemi të përgjegjshëm që këtij vendi t’ia ofrojmë zgjidhjen më të mirë. IM