Thirrja e Thaçit: Ky akt barbar m’u zbardhë sa ma parë!

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, për sulmin ndaj Vitore Stavilecit, grues së zadhanësit të PDK’s, Blerand Stavileci, tue e cilësue akt qyqar dhe t’ulët.

Thaçi, përmes nji postimi në Facebook, ka shpreh keqardhje për sulmin ndaj zojës Stavileci dhe ka kërkue nga organet e drejtësisë që sa më parë me gjetë sulmuesit.

 

Postimi i plotë i Thaçit:

 

Shpreh keqardhje për sulmin e ulët dhe qyqar ndaj zonjës Stavileci, bashkëshortes së ministrit Blerand Stavileci.

Ky akt barbar nuk e shqetëson vetëm familjen Stavileci, por gjithë qytetarët tanë.

Nga organet përkatëse kërkojmë që sulmuesit e dhunshëm sa më parë të dalin para drejtësisë. HTH