Thurrin 300 mijë lulekuqe me dorë në përkujtim të të gjithë atyne që shërbyen në luftna

Fusha mahnitëse e lulëkuqeve të punume me dorë, e bani të kuq Chelsea Flower Show.

Pothuejse 300.000 lulekuqe të punueme me grep, e që mbulojnë 2000 metra katrorë, janë tashma të ekspozueme në oborrin e spitalit mbretnor në Chelsea. Lulëkuqet janë të bame me prej njerezve komuniteteve, kulutrave dhe moshave të ndryshme, nga 2 deri në 120 vjet, për me u ekspozue në “RHS Chelsea Flower Show”, në përkujtim të tane atyne që sherbyen në luftna, tue i barazue kështu femnat dhe meshkujt që sherbyen në forcat e armatosuna.

lule1

Ekspozita qe fillimisht ishte e hapun per pensionistet, nga e Marta ka me u hap per publikun e gjane, ku pritet me u vizitue nga 160.000 vizitore.

Dizajneri Philip Johanson, i cili ka fitue çmimin Best Garden Show ne 2013’n, asht krijuesi i ketij ekzibicioni.

lule

Ai tregoi se inspirimin e ka marre nga Australians Lynn Berry and Margaret Knight, të cilët moren iniciativen për me i thurr me grep 120 lulekuqe, në perkujtim të bababllarëve të tyne të ranë në luften e dyte botnore.

“Kampanja e tyne ne internet, nga e cila u mblodhen mbi 50.000 mije lulekuqe të puneume me dorë, zgjoi zemrat dhe imagjinaten e shumë njerezve, por në mënyre te veçantë Johanson e inspiroi që me shfaq këtë instalacion ne ” RHS Chelsea Flower Show”, shpjegojne organizatorët.

lule2

Ekspozida ka me prit mysafir per nji javë, dhe mbas 28 Majit instalacioni pritet me u dërgue edhe në Australi.

lule4