Tim Judah: Dialogu Kosovë-Serbi në ‘koma’

Analisti dhe gazetari britanik, Tim Judah, thotë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë asht në “koma”.

Siç ka thanë ai, dialogu asht “në komë” marrë parasysh se që nga nënshkrimi i marrëveshjes në vitin 2015 nga katër marrëveshjet e arrituna vetëm njana asht implementue.

Ai për Blic ka thanë se dialogu asht “pikërisht në problem të madh” dhe ka theksue se nga marrëveshja e para dy vjetësh vetëm ajo për telekomin ka fillue m’u zbatue.

Simbas tij, në ndërkohë ka ndryshue konteksti politik në Beograd dhe në Prishtinë, dhe siç ka thanë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic “asht ma i fortë së kurrë), kurse Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi “kurrë nuk ka qenë në pozitë ma të dobët”.

Judah shton se dobësimi i Thaçit do të thotë se ka me qenë vështirë implementimi i marrëveshjeve të arrituna në Bruksel pa nji mbështetje të fuqishme të Parlamentit.

Përfaqësuesja e naltë e BE’s për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini ka me bisedue nesër në Bruksel me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Hashim Thaçi për normalizimin e marrëdhanieve Kosovë-Serbi.