TITANPOINT – rrokaqielli prej ku Amerika pergjon!

rrokaqielli titanpoint

E kane quejt Project X. Ka qene nji projekt pabesueshem i guximshem dhe senzitiv: me ndertue nji rrokaqiell qe mundet me i ba ball sulmit atomik ne mes te New York City. Nuk duhet me pase dritare, duhet me i pase 29 kate dhe mjaft ushqim sa me i sherbye 1500 njerezve per nja dy jave ne raste te katastrofave.

Godina s’e ka pase si qellim me i sherbye njerezve si strehe ne rast te sulmeve atomike, po rrokaqielli e ka pase qellim me i mbrojte kompjuterat e fuqishem, tabelat e kabllat e ndryshem. Ai kishte me qene shtepi per qendren ma te madhe te telekomunikacionit ne SHBA, AT&T, shkruen The Intercept.

Godina asht dizajnue nga studio e arkitektit John Carl Warnecke & Associates.

Pjese nga filmi i shkurt “Project X”, i autoreve Henrik Moltke dhe Laura Poitras.

 

Konstruktimi ka nis ne vitin 1969, dhe diku me 1974, rrokaqielli u krye. Sot gjindet ne qender te Manhattan ne rrugen 33 Thomas Street.

Ashtu krejt prej betoni, dallohet ne lagjen me rrokaqiej krejt ne qelq. Godina nuk ka xhama dhe nuk asht e ndriçueme. Naten duket si nji hije e madhe.

Investigimi i The Intercept indikon se rrokaqielli asht diçka ma shume se sa nji qender telekomunikacioni. Kjo godine me gjase asht qendra ma e randesishme e Agjencise Kombetare te Sigurise (National Security Agency – NSA) ne token e Amerikes – prej ku survejohen e pergjohen telefonatat dhe te dhanat qe shkembehen permes internetit.

stills-seq-1Nji makete e dikurshme e godines ne rrugen 33 Thomas Street, dizajnue nga  John Carl Warnecke & Associates.

Dokumentet qe i ka sigurue The Intercept nga Edward Snowden nuk e thone ne menyre eksplicite se godina ne rrugen 33 Thomas Street sherben si qender e survejimit te qytetareve.  Mirepo, krejt investigimi qe e kryen gazetaret hulumtues   deshmon se  – rrokaiqelli ne rrugen 33 Thomas Street ka sherbye si qender e survejimit te NSA, me emnin e koduem TITANPOINTE.

NSA ka refuzue me komentue kete artikull.

Ma shume:

The Interceptor

stills-seq-20