Toka “përbinë” veturat në Firenze

Qyteti i Firenze’s asht alarmue sot në mëngjes nga nji ngjarje e pazakontë. Çamja e nji tubi nëntokësor në qendër të qytetit ka sjellë shembjen e rrugës pranë lumit Arno, tue e ba nji gropë 200 metra të gjatë dhe 7 metra të gjanë.
Ngjarja ka ndodh mes Ponte Vecchio dhe Ponte alle Grazie. Në këtë pjesë të rruges ishin të parkueme dhetra vetura, të cilat u “përbinë” nga kjo grope.

Nuk raportohet për të plagosun, veç për dame të shumta materiale.

Policia filloi hetimet, ndërkohë asht ba edhe largimi i banorëve të asaj zone.

firenze2