Transeksualja që u përdhunue mbi 2000 herë n’burg

Nji grue transeksuale ka fol për ferrin që e ka përjetue mbasi asht dhunue dhe abuzue për ma shumë se 2000 herë në nji burg të meshkujve.

Grueja e njohun veç me pseudonimin Mary, ishte në burg 4 vjet nën akuza për vjedhje të nji veture.

Ajo tha se abuzimi seksual kishte fillue sa kishte hy në burgun Boggo Road Goal, në Brisbane dhe Mary shprehet se qëndrimi në burg ishte i tmershëm sa e tmerrshme sa ma mire kishte me vdek se me shkue prap në burg.

“Në fillim të kërkojnë seks në shkëmbim të mbrojtjes”, tha ajo, shkruan The Independent.

“Ata ose provojnë ose me manipulue ose me kërcënue, dhe mbasi hyn në marrëdhanie seksuale bahesh target i lehtë për të tjerët që duen me pasë “hisen” e tyne të kenë në seksin me ty, çka asht ma shumë si përdhunim se seks konsensual. Të ban mu ndi tmerrshëm, por nuk ke asnji rrugëdalje tjetër për me mbrojt veten”, tha ajo.

Mary ishte transferue disa herë nga burgu në burg, por thotë se Boggo Road ishte ma i dhunshmi.