Tri gjana, për shkak të të cilave Putin asht i fuqishëm

Në serinë “Dekodimi i Rusisë”, CNN përpiqet me spjegue pse presidenti rus, Vladimir Putin, asht personalitet i fuqishëm politik.

Siç thuhet, fuqia e tij rrjedh nga tri burime – fuqia e kibernetikës, fuqia ushtarake dhe kulti i personalitetit, gja e cila zgjanon rrjetin e ndikimit.

“Edhe pse Moska hedh poshtë se hakerat e saj kanë marrë pjesë në formimin e rezultateve të zgjedhjeve për presidentin amerikan, ajo asht nën akuzat se ka shkaktue pengesa në proceset zgjedhore në Estoni dhe Ukrainë”, thuhet në serinë “Dekodimi i Rusisë”.

Po ashtu, theksohet se fuqia enorme e hakimit të Rusisë, fuqia e shtetit dhe kriminaliteti i përhapun nuk janë risi, por të gjitha këto kanë rrajtë nga Bashkimi Sovjetik. Si faktor tjetër i fuqisë së Putinit përmendet edhe ushtria e fuqishme, transmeton KosovaPress.

“Ajo asht nën kontrollin e Putin. Shumë prej kësaj, përfshi edhe bombat nukleare janë trashëgimi sovjetike dhe Putin shpenzon sasi të madhe paresh për modernizim.

Megjithatë, ekspertët thojnë se armët konvencionale ruse kanë mundësi të limitueme për me krijue fuqinë ushtarake larg kufijve të tyne”, thekson CNN.

Fuqia e Putinit mshefet edhe në popullaritetin e tij të pabesueshëm, gja e cila simbas CNN vjen mbasi që shumica e rusëve dëshirojnë që vendi i tyne me pasë ndikim ma të madh në ngjarjet botnore, mbas akcioneve në Ukrainë dhe Siri