Trump e ‘godet’ fort familjen Clinton, kend ja permend!

Donald Trump asht mbrojt ndaj akuzave për “kontakte fizike me femnat”, që erdhën mbasi u publikue nji regjistrim i vitit 2005, ku ai mburrej për “mbushjet e duerve”.

Gjatë debatit presidencial me Hillary Clinton, kandidati republikan mohoi të ketë ngacmue ndonjiherë seksualisht femnat dhe e drejtoi sulmin ndaj ish-Presidentit Bill Clinton.

“Nuk ka pasë kurrë nji njeri në historinë e politikës që të ketë qenë ma abuziv me femnat sesa Bill Clinton”, tha Trump.

 Hillary Clinton nuk pranoi me ju përgjigj këtij komenti mbi burrin e saj, përcjell TCH.
Nga ana tjetër, ajo tha se fakti që republikanët po e braktisin nji e nga nji, tregon se çfarë njeriu asht Trump.

“Me kandidatët e maparshëm republikanë nuk kam qenë dakord, por kurrë nuk e kam vënë në dyshim qellimin e tyne për me i shërbye vendit.

Mendoj se asht e qartë për këdo që e ka ndigjue se videoja tregon qartë se çfarë njeriu asht Trump”, tha Hillary Clinton.