Trump e ka nji kërkesë që s’ka me i pelqye hiq Serbisë!

Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump, ka me zvogëlue në mënyrë drastike ndihmën financiare të cilën SHBA u ofron vendeve t’Europës Lindore, ku përfshihet edhe ndihma për shtetin serb, shkruan Bloomberg.

Siç pretendohet, janë parapa shkurtime në buxhetin e Departamentit të Shtetit të cilat përfshijnë mjetet e dedikueme për Europë dhe Euroazi, prandaj asht propozue që këtyne vendeve t’ju dedikohen madje 336 milionë dollarë ma pak në raport me atë që administrata e Obama’s ka propozue për vitin 2017.

Në mes të vendeve për të cilat janë planifikue shkurtime drastike gjendet edhe Serbia me ma tepër se 45 për qind të zvogëlimit prej asaj sa i ishte premtue nga administrata e Obama’s, shkruen metro.