Trump: E kam zgjidhjen për me shkatërrue ISIS’in

Kandidati i mundshëm republikan për president të SHBA’ve, Donald Trump ka thanë se ai ka me ringjallë aleancën ushtarake tue e përdorë në luftën kundër grupit militant, ISIS.

Kohë ma parë, Trump e quente NATO’n të “papërdorshme”.

“Më pëlqen ideja e përdorimit të NATO’s, por edhe vendeve fqije që nuk janë në NATO dhe kemi me i kontrollue ata”, i ka thanë Trump televizionit ABC gjatë nji interviste dje.

Trump ma parë ka thanë se NATO duhet me u “rregullue ndryshe që me luftue terrorizmin”, të cilin ai e sheh si kërcënimin primar për SHBA.

“Unë kam qenë personi që kam thanë se NATO asht e papërdorshme, sepse ata nuk e mbulojnë terrorizmin si duhet”, ka thanë ai.

Trump i ka thanë ABC, se ai e ka nji plan për shkatërrimimin e ISIS’it, mirëpo nuk ka pranue me dhanë detaje.

“Na kemi me i goditë ata shumë fuqishëm, kjo asht e vërtetë. Asht shumë e mundshme që na me përdorë NATO’n”.