Trump e merr nji vendim për njeriun i cili ja fitoi zgjedhjet (foto)

Vendimi i fundit i Donald Trump ka trondit mbanë opinionin amerikan mbas shkarkimit të këshilltarit kryesor të tij, Stephen Bannon.

Sot Presidenti Donald Trump njoftoi Shtëpinë e Bardhë, se kishte vendos me shkarkue nga puna kryestrategun e tij.

Edhe pse e ndihmoi Donald Trump’in me sigurue fitoren në zgjedhjet e Nandorit, Bannon prej kohësh kishte konflikte me figura të tjera të fuqishme në ekipin e ndihmësve të Presidentit.

Steve Bannon që njihet për shpirtin e tij luftarak, tha se ai asht përplas çdo ditë në Shtëpinë e Bardhë për me avancue pikëpamjet e tij radikale lidhun me tregëtinë në kuadër të motos “Amerika e para”.

Këto pikëpamje kundërshtojnë ato të disa këshilltarëve të tjerë, të cilët tentojnë me favorizue përpjekjet ekzistuese që vënë theksin te bashkëpunimi shumëkombësh tregtar.

Gjatë nji konference shtypi mbajtun këtë javë, Presidenti Trump e vlerësoi zotni Bannon si nji “person të mirë” dhe jo-racist, por ai shtoi se “mbetet për m’u pa se çka ka me ndodhë me të”.

Bannon tha për New York Times, se largimin e kishte kërkue ai vetë.