Trump e përgëzon Erdoganin: Mirë ke veprue!

Kandidati zyrtar Presidencial i Republikanëve Donald Trump deklaroi se nuk kishte me kritikue Turqinë aleate për masast e marra mbas grushtit të dështuem të shtetit, mbasi SHBA’të kishin nevojë me i rregullue punët e veta të mbrendshme para se me ju dhanë leksione të tjerëve.

Në nji intervistë me gazetën “The New York Times”, Trump përgëzoi Presidentin Turk, Recep Tayyip Erodgan.

“E vlerësoj Erdoganin se ishte në gjendje të merrte situatën në dorë. Disa thonë se ishte nji inskenim, por unë nuk e mendoj kështu”, u shpreh ai.

I pyetun nëse Erdogani po e shfrytëzonte grushtin e shtetit për me i spastrue armiqtë e tij, Trump tha se “nuk mendoj se kemi të drejtën me dhanë leksione”.

“Kqyreni se çka ndodh në vendin tonë. Si mundemi me ju dhanë të tjerëve leksione kur njerëzit qëllojnë me gjakftoftësi kundër policëve- tha Trump -Na duhet me u kujdesë për vendin tonë përpara se të shqetësohemi për botën”