Trump me porosi për spanjollët: Qendroni të fortë

Presidenti Amerikan, Donald Trump ka dënue sulmin terrorist në sheshin ‘Katalunja’ të Barcelonës, ku nji kerr ka përplas njerëzit tue shkaktue 13 të vdekun dhe mbi 50 të plagosun.

Përmes nji statusi në Twitter,  Trump premton ndihmën e SHBA’ve për autoritetet spanjolle dhe kërkon që populli me qëndrue i fortë.

“SHBA dënon sulmin terrorist në Barcelonë, në Spanjë dhe ka me ba gjithçka qe asht e nevojshme për me ndihmue”, shkruen Trump në Twitter.

“Jeni të guximshëm dhe të fortë, na ju duem!”,- shtoi ai.

Simbas mediave vednase shoferi i kerrit ishte largue në kambë mbasi kishte përplas njerëzit, ndërsa policia ka publikue edhe nji foto të tij.

Bahet fjalë për nji maroken i quejtun Driss Oukabir.