Trump për sulmin e Brukselit: Koha që Amerika të tregohet vigjilente!

Ka reagu edhe kandidati republikan, Donald Trump, për sulmet e ndodhuna në Bruksel.

Ai thotë se Amerika duhet të tregohet vigjilente dhe e zgjueme mbas këtij sulmi.

“A e mbani mend se sa i bukur dhe i sigurt ka qenë Brukseli. Por jo më, kjo i përket një botë tjetër! Shtetet e Bashkuara duhet të tregohen vigjilente dhe të zgjuara”, shkruen Donald Trump.

Gjatë ditës së sotme kanë ndodh 3 shpërthime në Bruksel, dy n’aeroport dhe nji në metro, ku si pasojë, simbas mediave të hueja 34 persona kanë humb jetën.