Trump: Saddam Hussein ka qenë profesionist me i vra terroristët

Tue pranue se Saddam Hussein ‘’ishe nji djalë i keq’’, Trump ka vlerësue formën efikase që ka përdorë diktatori për me i vra terroristët, pamvarësisht faktit se Iraku ishte në listë si nji nga shtetet që sponsorizonte terrorizmin gjatë kohës kur Hussein ishte në pushtet. Trump, i cili ka mbështetë luftën në Irak para pushtimit dhe në muejt e parë të luftës tha që SHBA nuk ka qenë dashtë me destabilizue Irakun para se me vlerësue Hussein.

‘’Ai ishte nji djalë i keq, me të vërtëtë nji djalë i keq. Por, ai i vrau terroristët. Ai e bani shumë mirë këtë gja, por nuk u kuptue drejt. Ata nuk folnin, ata ishin terroristë, u kry. Sot Iraku asht Harvard për terrorizmin’’, asht shprehë Trump.

I pyetun për deklaratat e Donald Trump, kryetari i dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan asht shprehë i befasuem. Ai tha se Hussein ishte nji nga njerëzit ma të këqij të shekullit të 20.

Këshilltari i fushatës së Clinton asht shprehë se mbështetja e Trump për diktatorin nuk njeh kufij.