Trump: S’kam marrëveshje me Rusinë. E refuzova nji marrëveshje 2 miliardë dollarë në Dubai

Presidenti i zgjedhun i Shteteve të Bashkueme, Donald Trump e ka mbajtë konferencën e parë për shtyp që prej Korrikut, ku ka mohue lidhjet e përfoluna mes tij dhe Rusisë, si dhe egzistencën e nji materiali kompromentues ndaj tij nga shërbimet sekrete ruse.

“Kur largohem nga vendi unë jam shumë i kujdesshëm. Jam i rrethuem nga truproja dhe njerëz, të cilëve ju them: ‘keni shumë kujdes se në hotelet tueja mundeni me pasë kamera’. Nuk i referohem këtu vetëm Rusisë, por jau them gjithmonë se në dhomat e hotelit kanë kamera të vogla të vështira për m’u gjetë. Unë isha në Rusi dhe ju thash shumë njerëzve, kujdes se keni me e pa veten tuej në televizor”, ka thanë Trump.

Tue u shprehë skeptik për egzistencën e nji materiali të tillë filmik, presidenti i ka mohue edhe lidhjet e përfoluna mes tij dhe qeverisë ruse.

“Unë nuk kam marrëveshje me Rusinë dhe as hua. Mundemi me ba marrëveshje me Rusinë, por aktualisht s’kam asnji hua dhe asnji kontratë”, ka thanë Trump, që për me e përforcue tezën e tij e ka kallxue edhe nji shembull.

“Në fundjavë m’u ofruen 2 miliardë dollarë për me e ba nji marrëveshje në Dubai, por e refuzova. E refuzova, sepse nuk doja me përfitue nga pozita ime si president. Kishte me qenë konflikt interesi”, ka vazhdue Trump, tue shtue se prioritet i tij si president ka me qenë Amerika dhe jo bizniset.