Trump takohet me Netanyahun, i jep nji premtim të madh!

Kandidati i republikaneve për postin e presidentit të SHBA’ve, Donald Trump ka thanë se në rast se zgjidhet president ai ka me njoftë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Trump ka zhvillue nji takim dje me kryeministrin izraelit, Benyamin Netanyahu, në rezidencën e tij në Trump Tower.

Në takim thuhet se janë diskutue tema si ndihma ushtarake e SHBA’ve ndaj Izraelit, marrëveshja për programin bërthamor të Iranit dhe lufta kundër DAESH.
Në deklaratë theksohet gjithashtu se Trump dhe Netanyahu ndajnë të njajtin qendrim për sa i përket paqes së vazhdueshme me fqinjët e Izraelit.

“Trump mbron idenë se Jerusalemi asht kryeqyteti 3 mijë vjeçar i hebrejve. Në rast se zgjidhet si president ai ka me pranue kerkesën e Kongresit Amerikan të shtrueme kohë ma parë për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të pandashëm të Izraelit”, thuhet në deklaratën e zyrës elektorale të Trump.