Trump: Terrorizmi m’u ndalë më çdo kusht, befason me kërkesen e tij!

Presidenti i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Donald Trump, ka ba persëri thirrje se terrorizmi islamik radikal duhet m’u ndal me çdo kusht.

Përmes nji statusi në rrjetet sociale Trump, i kërkonte gjykatës me ju kthy qytetareve të drejtat mbrojtëse.

“Terrorizmi islamik radikal duhet m’u ndalue me çdo lloj mjeti të nevojshëm! Gjykatat duhet me na kthy të drejtat mbrojtëse. Duhet me qenë të fortë!”, shkruen në “Twitter” Trump.

Ky mesazh vjen nji ditë mbas atentateve të përgjakshme në Kataloni që kanë shkaktue vdekjen e ma s’paku 14 personave dhe rreth 100 të plagosun, në veçanti në Barcelonë ku nji kamionçinë përplasi dheta kalimtarë.

Ky sulm u morë përsipër nga grupi xhihadist Shteti Islamik (ISIS).

Presidenti Amerikan kishte dënue që t’Ejten këtë sulm terrorist, tue premtue ndihmën e SHBA’ve për autoritetet spanjolle.