Tue këndue live, Eneda harron tekstin e kangës “Fairytale”

Përfaqësuesja e Shqipnisë në Festivalin Europian të kangës Eurovision, kangëtarja Eneda Tarifa, në show “London Eurovision Party”, ka këndue live kangën “Fairytale”.

Gjatë performancës së saj, ajo mahniti të pranishmit, por në fund të kangës, saktësisht në minutin 3:08, Eneda harroi disa vargje të kangës.

Përndryshe, kanga që ka me përfaqësue Shqipninë n’Eurovision, ka ngrite pakënaqësi te opinioni.