Turqi, Erdogan arreston edhe 35 gazetarë

35 gazetarë janë arrestue si pjesë e luftës kundër lëvizjes së Fethullah Gulen, i cili akuzohet për organizimin e grushtit ushtarak të 15 Korrik në vend, njoftoi gazeta “Sabah” këtë ditë të parafundit të Gushtit.

Ata janë akuzue se kanë lidhje me lëvizjen Gulen, si dhe për promovimin e aktiviteteve të lëvizjes.

Emnat e të ndaluemve nuk janë publikue.

Theksojmë se, Presidenti Rexhep Tayyip Erdogan ka deklarue se numri i të vdekunve si pasojë e përpjekjes së grushtit të shtetit ushtarak ka arritë në 246 viktima dhe se 2,000 persona janë  plagosë.

Erdogani gjithashtu shpalli gjendjen e jashtëzakonshme tre-mujore më 20 Korrik.