TV Italia1: Ku i blenë ISIS armët për sulmet në Europë? (Video)

Luigi Palaca, gazetar i njohun i emisionit italian Le Iene (Hienat), ka realizue nji reportazh për shitjen ilegale të armëve në Bosnjë dhe Hercegovinë, që asht transmetue në programin “Italia 1”.

Reportazhi i titulluem “Ku i blenë ISIS armët për sulmet në Europë”, ka shkaktue reagime dhe debate të ashpra në rrjetet sociale italiane, dhe te nji numër i konsiderueshëm i njerëzve që kanë shprehë dyshime në favor të kontekstit negativ që e shfaq Bosnjën, ku gazetari italian kishte udhëtue pothuejse në çdo qytet të këtij vendi.

Në fillim të reportazhit që zgjat veç 19 minuta, Palaca udhëton për në Sarajevë për të dokumentue se sa lehtë terroristët e ISIS’it mund të blejnë armë dhe t’i transferojnë ato në Europë.

Në pamjet e filmueme nga kamerat e mshefta, shfaqet momenti kur takohet me “kontaktin” e tij në Bosnje dhe Hercegovinë, i cili i aranzhon nji takim me shitësit e armëve në pjesë të ndryshme të vendit.