Universiteti i Prishtinës ma i miri prej institucioneve arsimore në rajon

Javën që shkoi Cybermetrics Lab, pjesë e Spanish National Research Council me seli në Madrid, azhurnoi listën e rangimit të institucioneve t’arsimit të naltë në ueb faqen e tyne www.webometrics.info.

Edhe kësaj radhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” asht i ranguem ma së miri prej krejt institucioneve shqipfolëse të arsimit të naltë në rajon.

Si shihet edhe nga tabela Universiteti i Prishtinës ka ba progres krahasue ndaj vitit 2014 edhe ndaj Kallnorit të vitit 2016.

Nëse analizohe talgoritmi i rangimit, që simbas Cybermetrics Lab çdo vit janë tue e avancue tue e krahasue me metodat tjera të njohura të rangimit si Academic Ranking, QS, Times Higher Education etj, shihet se ata marrin parasysh katër parametra:
Përderisa tre parametrat e parë janë kryesisht të lidhun me uebin e institucionit t’arsimit të naltë (linqet në të dhe prej tij si dhe dokumentet e publikueme) që mund të permirësohen drejtpërdrejt nga menaxhmenti, parametri i katërt – “Excellence Rank”, përcaktohet direkt nga publikimet shkencore e stafit akademik që përdorin adresën zyrtare të institucionit të arsimit të naltë (p.sh. email adresën @uni-pr.edu) të indeksueme në databazat më prestigjioze.

 

up-lista