Ushtari i Lavdrim Muhaxherit pranon se kishte pregaditë sulm terrorist

A. A, njani nga 9 të akuzuemit për pregaditje të sulmeve terroriste pranoi fajësinë.

A. A. në këtë proces gjyqësor akuzohet për pregaditje të sulmeve terroriste në Kosovë, ndërsa prokurorja Merita Bina- Rugova miratoi pranimin e fajësisë nga i akuzuemi.

Tetë të akuzuemit tjerë të këtij gjykimi u deklaruen të pafajshëm, mbas leximit të aktakuzës.

Grupi prej 9 të akuzuemve ngarkohet nga Prokuroria Speciale se nën udhëzimet e pjesëtarit të ISIS Lavdrim Muhaxheri pregaditën sulm terrorist ndaj lojtarëve dhe tifozëve të Izraelit që erdhën në Shqipni për me zhvillue nji ndeshje futbollistike më 12 Nandor të vitit të kaluem.

Prokuroria pretendon se komunimi ishte kry tue përdor nji aplikacion të internetit i cili supozohet se ishte i pandigjueshëm.

A.A. dhe L.G., e kanë shfrytëzue të njajtin aplikacion për me komunikue me Lavdrim Muhaxherin me qëllim që gjatë Tetorit të kryenin sulme terroriste mbrenda Kosovës.

Seanca e sotme fillestare e këtij gjykimi u zhvillue nën masa të shtueme sigurie.