Uzbekistani varros liderin e tij të fuqishëm

Mija vetë u mblodhën herët në rrugët e kryeqytetit, Tashkent, tue hedhë lule mbi kortezhin që po kalonte.

Islam Karimov, nji nga udhëheqësit ma autokratë të Azisë, që e udhëhoqi për 27 vjet dhe i akuzuem nga grupet e të drejtave të njeriut për ashpërsinë me të cilën shtypi desidencën.

Funeral i së Shtunës erdhi përmes pasigurisë së kush ka me pasue ate.

Megjithatë, funerali në Samarkanda, qyteti ku jetonte Karimov, u mbikqyr nga Kryeministri Sjavkat Mirziyoyev, që ka qenë në këtë post që në vitin 2003.

Zavendësi i tij Rustam Azimov asht pa gjithashtu si nji lojtar kyç. Tre ditë zie janë caktue në vend.