Valls jep alarmin: Terrorizmi s’e ka harrue Europën!

Europa ka me vazhdue të goditet nga terrorizmi islamik, por ajo ka me mujt, konfirmoi kryeministri francez, Manuel Valls në nji artikull të publikuem sot nga disa gazeta europiane, nji vit mbas atentateve të 13 Nandorit në Paris.

“Nji vit mbas 13 Nandorit, vlerësoj pikëpyetjet që kalojnë shoqnitë tona. Ato janë të shqetësueme. Po terrorizmi ka me vazhdue me na goditë. Por, po, na kemi të gjitha burimet për me i rezistue me gjithë forcën për me mujt. Na, europianë do ta mundim terrorizmin islamik”, shkruen ai në këtë artikull publikue nga të përditshmet “El Pais”, “La Republicca”, “The Guardian”, “Le Soir”, “La Tribune de Geneve” dhe “Die Welt”.

Këto muejt e fundit, kryeministri ka përsërit disa herë se Franca ka me qenë shënjestër e atentateve të tjera.

Që prej Kallnorit 2015, vendi, që merr pjesë në koalicionin ushtarak ndërkombëtar kundër grupit të Shtetit Islamik në Irak dhe në Siri, asht godit nga sulme të shumta xhihadiste.

Tue pa që kercënimi asht atje, i randë, i përhershëm dhe tue gjykue se ai i përket degëve të ndryshme, të gjitha vendeve europiane, Valls ju kerkoi të merrnin në duer sigurinë e tyne.

“Kjo asht e gjitha pse SHBA përfshihet gjithmonë e ma pak në çashtjet e botës. Europa nuk mundet ma me justifikue apo me u mshef mbas aleatit amerikan”, nënvizoi ai, ndërkohë që presidenti i zgjedhun amerikan, Donald Trump bani fushatë për nji tërheqje nga çashtjet ndërkombëtare dhe mosangazhimin gjeopolitik të SHBA’ve.

Kryeministri përsëriti mbështetjen për propozimin e Brukselit për me krijue nji “Esta” europiane, emni i dokumentit të tranzitit kërkue për çdo hymje në SHBA.

Nji ditë para përkujtimeve zyrtare të atentateve xhihadiste të 13 Nandorit 2015, Manuel Valls ju drejtue gjithashtu familjeve të viktimave.

“Nuk kalon asnji ditë pa mendue për 130 viktimat e 13 Nandorit, për qindra të plagosun, për të gjitha viktimat e terrorizmit, familjet e tyne. (…) Nesër, Franca, e bashkueme në ceremoninë përkujtimore, ka me i kujtue”, shkruen ai.